Ideja e ndryshimit të sistemit zgjedhor nga ai proporcional në atë prim nuk është më sekret nga ana e dy forcave të mëdha politike në vend, madje PS-ja dhe PD-ja po i përafrojnë akoma më tepër qëndrimet.

Sistemi i ri zgjedhor, i cili mesa duket edhe këtë herë është në duart e Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate, ashtu sikurse ndodhi edhe në vitin 2008, qarkullon së fundmi si një ide e përbashkët që do të mbështetet nga dy partitë më të mëdha në vend. Por teksa palët janë të vendosura për të ndryshuar sistemin zgjedhor, fakt të cilin e pohoi edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas tij Rama i ka kërkuar që të marrin në konsideratë sistemin zgjedhor prim, duket se dy modelet që do të merren si pikë referimi nëse do të arrihet marrëveshja e plotë mes tyre, është pikërisht ai i Kodit Zgjedhor spanjoll dhe ai grek, të cilët funksionojnë me një sistem prim. vendi ynë si model mund t’i referohet modelit grek dhe spanjoll. Por duke bërë një përllogaritje të thjeshtë me numrin minimal të deputetëve që fiton automatikisht partia që fiton më shumë vota në zgjedhje, ai sqaroi se mund të jetë jo më shumë se 20 deputetë, ndërsa pjesa tjetër ndahen sipas votave që ka fituar secila parti. Ndërsa sistemi spanjoll, është rajonal, çka nënkupton një rritje të pragut për sistemin elektoral për zona të ndryshme. Kjo mund të sillte eliminim të partive të vogla. Gjithsesi ky lloj sistemi, edhe pse është bërë publik vetëm ditët e fundit, duket se është tashmë në tryezën e diskutimit mes forcave politike, i cili do të ketë pasoja përjashtuese nga qeveritë për partitë e vogla, ku në diskutim është fati i aleatit bashkëqeverisës, LSI-së. Nëse do të arrihej një marrëveshje mes dy forcave të mëdha për këtë lloj sistemi elektoral, atëherë LSI-së nuk do t’i shërbente më me deputetët e saj asnjë force politike për të krijuar një qeveri të re.

Artikulli paraprakRAMA HUMB BESIMIN, MERR NË PATRONAZH PS E SHKODRËS
Artikulli tjetërKOMISIONI PËR MARRËVESHJEN E STADIUMIT DEL ME PROPOZIMET