Karabinierët e Firences kanë mbyllur rrugën e një prej organizatave kryesore të trafikut të drogës nga Holanda në rajonin e Toskana-s, kryesisht në Firence.

Dhjetë urdhër-arreste janë firmosur nga gjykata për anëtarët e bandës, bëjnë me dije këtë të enjte mediat italiane. Mëngjesin e sotëm, janë ekzekutuar 7 prej tyre, dy më herët gjatë hetimeve të drejtuar nga prokuroria anti-mafia dhe me mbështetjen e INTERPOLI-it, ndërsa një ndodhet ende në kërkim.

Operacioni i koduar “Balanta”, solli edhe sekuestrimin e 15 kg kokainë në vrazhdën e hetimeve të nisura që në shkurt të vitit 2016. Asokohe u arrestuan dy shpërndarës droge. Hetimet vijuan me arrestimet e dy shqiptarëve: 30 dhe 31 vjeç, të cilët me bashkatdhetarë të tjerë drejtonin trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë.

Pjesë e rëndësishme e grupit në shpërndarjen e drogës në Itali, ishte edhe një kosovar i quajtur “supermarketi i drogës”.

Hetimet bënë të mundur dokumentimin e ekzistencës së një grupi kriminal të aftë për të siguruar sasi të mëdha të drogave, që u rishitën kryesisht në zonën metropolitane të Firencës.

Giuseooe Creazzo, Prokuror i Firences, tha se përpos kokainës, grupi trafikonte edhe heroinë, marijuhanë dhe dogra të tjera.

Goditja më e madhe që iu bë grupit ishte ajo në mars të vitit 2016, kur në komunën Campi Bisenzio në Forence, u sekuestruan 8 kg kokainë.

Artikulli paraprakPLAGOSET RËNDË ME MJETE PRERËSE, 38-VJEÇARI
Artikulli tjetërPRANGOSET HAJDUTI I DYQANEVE, 6 VJEDHJE NË NJË MUAJ