Varri monument kulture i Kolë Idromenos është i ngritur tek varrezat e Rrmajit në lagjen “Skenderbeg”. Idromeno është padyshim një ndër emrat më të mëdhenj të arkitekturës në vendin tonë.

Por në varrin ku ai prehet kanë nisur dëmtime nga faktori kohë, duke mos pasur kështu aspak vëmendjen e Ministrisë së Kulturës.

Restaurimi i varrit në nëntor të tre viteve më parë ishte një punë jo bindëse e cila tani është e dukshme, duke nxjerrë në pah dëmtimet që i janë bërë këtij varri.

Ai ka nisur që të pësojë carje të lehta por me kalimin e kohës nëse lihet në këtë gjendje atëherë do të nisë dalëngadalë degradimin.

Mirëpo po behen tre vite nga ajo kohe, dhe varri i kolosit te piktures dhe arkitektures vijon të jetë një shëmbyllture e papërshtatshme.

Nuk duhet harruar se ky varr eshte amaneti i fundit i Kolë Idromenos, ndersa engjelli mbi varr eshte pune e tij personale.

Ministria e kultures premtoi nje faze tjeter punimesh. Kolë Idromeno konsiderohet si një prej piktorëve më të mëdhenj të shkollës shkodrane të arteve pamore, së bashku me piktorin Ndoc Martini dhe Simon Rrotën.

Artikulli paraprakTË PREMTEN, EKLIPSI HËNOR ME I GJATË I SHEKULLIT
Artikulli tjetërPJETËR ARBNORI “KTHEHET” NË KUVEND