Në mbrëmje në stadiumin e Spartakut të Moskës do luhet edhe dueli i fundit i fazës së 1/8 të Kupës së Botës mes Kolumbisë dhe Anglisë.

Një sfidë që mund t’u buzëqeshë britanikëve pasi kanë precedentët në favor. Anglia në 5 përballje me Kolumbinë ka fituar tre dhe barazuar dy.

Kolumbia që e mbylli e para grupin H shpreson të arrijë në çerekfinale ashtu si katër vite më parë ndërsa duke folur për formacionin Pekerman pritet të luajë me 4-2-3-1 ku dilema e vetme është James Rodriguez.

Ylli i skuadrës u dëmtua ndeshjen e kaluar dhe është në dyshim. Jose Pekerman tekniku i amerikano jugorëve thotë se dëmtimi i James Rodriguez nuk është aq i rëndë dhe shpreson ta ketë në dispozicion.

Në kampin e anglezeve trajneri Southgate do të rreshtojë një mbrojtje me 3 futbollistë me Walker, Stones dhe Maguire dhe nga krahët do të luajnë Trippier e Young ndërsa Lingard e Sterling do jenë në mbështetje të Harry Kane.

Tekniku Gareth Southgate kërkon që të ndryshohet historiku i viteve të fundit:

U bënë 10 vite që nuk fitojmë një ndeshje me eliminim direkt . Ky është një rast unik për ta prishur këtë statistikë. Kolumbia është një skuadër e fortë dhe që gëzon respektin tonë por ne duam të kalojmë më tej.

Kolumbi-Angli do të arbitrohet nga amerikani Mark Geiger.