Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër – Koman, ku makina që transportonte që po transportonte tre punonjës të Hidrocentralit të Komanit ka rënë në greminë.

 

Ky është momenti ku u është dhënë ndihma e parë të plagosurve.
Si çdo ditë, tre personat e përfshirë në këtë aksident, Ilir Shpendi, Klejdi Shehu dhe Armend Lalodhari, po shkonin në punë, ndër.

 

Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë një kthesë e fortë, ndërsa automjeti i tyre tip kamionçinë ka rënë në greminë, duke plagisur punëtorët. Dy prej tyre janë transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë, në rrezik për jetën.

 

Ndërsa i treti është shoqëruar me ambulancë për në Spiatalin Rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka filluar menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

Amortizimi i kësaj rruge ka provokuar aksidente të shumta. Pavarësisht kësaj situate, askush nuk ndërhynë deri në pritje të aksidentit të radhës.