KUQEZINJTË   JANË VLERËUAR PËR PËRBALLJEN ME FRANCEZËT.Rezultati, por sidomos paraqitja e së premtes në darkë në ndeshjen ndaj Francës e kombëtares tonë ka lënë përshtypjet më të mira edhe tek mediat sportive ndërkombëtare. Të parat që e kanë përshëndetur lojën e kuqezinjëve kanë qenë mediat franceze. “L’Equipe” analizon takimin me titullin “Një leksion për Deshamp”

dhe duke mos i mohuar meritat kombëtares tonë, fajëson edhe teknikun dhe skemën e përzgjedhur prej tij, 4-4-2. Vetë trajneri i “Gjelave” në intervistat e dhënë pas takimit tha se nuk është e lehtë të mposhtësh Shqipërinë dhe shtoi se gabon kush e quan një skuadër të vogël dhe përmend këtu edhe fitoren 0-1 të kuqezinjëve në ndeshjen e parë të grupit kundër Portugalisë. “Çfarë Shqipërie e bukur!” Me këtë titull italiania sportive, Gazzeta Dello Sport nis shkrimin për paraqitjen e kuqezinjëve në Renes. Skuadra e De Biasi-t vazhdon të rritet. Ka grintë dhe dëshirë dhe me meritë me Francën kalon në avantazh e para, por Griezman u prish mbrëmjen, vijohet më tej në artikull, ku përmendet edhe fitorja me Portugalinë dhe pozicionimi në kuotën e katër pikëve në grup si dhe vendimi i UEFA-s për të penalizuar kombëtaren për ndeshjen me Serbinë.  Shqipëria zhvilloi një ndeshje të lëvdueshme të premten përballë Francës. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 40-të të takimit me anë të Mavraj. Mbrojtësi shënoi me kokë pas një skeme të realizuar në perfeksion nga skuadra.  Goli për francezët u shënua nga Griezman në pjesën e dytë të takimit. Pas kalimit me sukses të kësaj miqësoreje, të martën më 18 nëntor Shqipëria do të vihet përballë një tjetër testi të vështirë, Italisë.