Ditën e premte kombëtarja U-21 do të zhvillojë një ndeshje me Irlandën e Veriut ku si objektiv i kombëtares është arritja e fitores në këtë takim i cili do të mbahet në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Entuziazëm te kuqezinjtë e Alban Bushit që shfaqen optimist në konferencën për shtyp. Dy mesfushorët Ylber Ramadani dhe Emanuele Ndoj janë të bindur se kuqezinjtë do të marrin maksimumin nga kjo sfidë.

Kombëtarja Shpresa dhe Irlanda e Veriut zhvillojnë ndeshjen e pestë për eliminatoret e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e premte në Tiranë në orën 18:00 ku hyrja do të jetë falas për të gjithë tifozët që duan të ndjekin këtë ndeshje.

Artikulli paraprakTË RINJTË TË EKSPOZUAR NDAJ KRIMIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA-LUSHNJA, SHKODRANËT STËRVITJE DY HERË NË DITË