Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, lajmëroi nga Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor në Londër se do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Vizita e tij vjen në kuadër të një turi ballkanik që nis me Shkupin dhe qëllimi saj është sqarimi i hapave të mëtejshëm të integrimit pas rekomandimit të dhënë për të dy vendet nga Komisioni Europian.

I pyetur nga gazetarët, Hahn tha: Ne nuk kemi vendosur hapjen e negociatave nesër. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Artikulli paraprakSIGURIA NË PLAZHE, SENIDA MESI: KULLAT E VROJTIMIT TË NEVOJSHME
Artikulli tjetërKODI RRUGOR TE ‘SIGURIA’/ HODAJ: TË DYFISHOHET GJOBA PËR ATA QË KAPEN ME CELULAR NË TIMON