Federata Shqiptare e Futbollit është njohur sot me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor.

Lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve. Gjithashtu, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë. Portieri kuqezi u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë kapitenin e skuadrës kundërshtare Eran Zahavi. Pikërisht për sjelljen antisportive, Berisha do të humbë jo vetëm 1 por 2 ndeshje. Ndeshjet të cilat portieri do të mungojë janë ajo përballë Italisë, dhe ndeshja e kthimit me Izraelin.

Artikulli paraprak“DUAM PAQE NË ALEPPO” MARSHIMI I HESHTUR NË SHKODËR
Artikulli tjetërDËNOHET LUFTËTARJA E ISIS GRUAJA ITALIANE E SHQIPTARIT