SIPAS DREJTUESVE NË SHKODËR, FAMILJA KA KËRKUAR KEMP EPROR.

Pas publikimit te rastit te familjes Groshi, nga fshati Mali I Jushit ne Komunën e Bushatit, Komisioni I Kempeve ne Shkodër, ka sqaruar pozicionin e tyre ne lidhje me rastin ne fjale. Sipas kontakteve me kryetaren e këtij komisioni, Dhurata Uruci, dhe anetarit Bahri Çokaj, ato pohojne se ato jane ne dijeni te rastit te kesaj familje, por vete kryefamiljari ka kërkuar ndryshimin e kërkesës, nga kemp, ne kemp epror dhe per kete arsy dosja eshte depozituar ne Tirane, atje ku edhe jepen kjo e drejte per personat qe vuajne nga semundje te ndryshme. Sipas po anëtareve te ketij komisioni, behet me dije se nuk ka pasur ndalim te kempit, por ne rastet kur dosja eshte ne shqyrtim kempi nderpritet deri ne marrjen e vendimit përfundimtar nga komisionet respective. Komisioni I Kempeve, sqaron edhe opinionin publik qe ne raste specifike vendimarrje behet nga organet kompetente prane institcioneve ne Ministrine Shendetesise dhe Ministrise se Mirëqenies Sociale.