Komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare bashkë me përfaqësues të OSBE erdhi në një takim në pikën e kalimit kufitar në Hanin e Hotit në Shkodër.

Pas një mbledhjeje të zhvilluar tek dogana por edhe policia kufitare kryetarja e komisionit të sigurisë Ermonela Felaj tha se ka nevojë që të shtohen kapacitete njerëzore apo edhe logjistikë siç është një skaner për kontrollin e mjeteve.

Sipas ligjit të gjitha mjetet që kalojnë në doganë duhet të kontrollohen nga skaneri por ky skaner mungon dhe Felaj tha se marrëveshja është bërë nga qeveria e mëparshme.

E pyetur për ish kryeministrin e Maqedonisë Nikolas Gruevski i cili daloi nga Shqipëria përmes Hanit të Hotit, Felaj edhe pse kryetare e komisionit të sigurisë nuk e ka një përgjigje për këtë çështje.

Duke folur edhe për emigrantët e paligjshëm që përdorin pikat e kalimit kufitar të Hanit të Hotit apo Muriqanit për të shkuar në Malin e Zi me destinacion shtetet e zhvilluara të Europës, Felaj u shpreh se janë rritur kontrollet për shkak se këtë shqetësim e kanë edhe shtetet e tjera.

Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare pau nga afër situatën edhe në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit dhe atë Zogaj-Skje që pritet të hapet së shpejti pas një marrëveshje me Malin e Zi.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE