Vjollca Teodori është tronditur kur ka mësuar se komshinjtë e saj Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci janë vrarë poshtë pallatit. Vjollca ka qenë e para kur ka kaluar por ajo nuk ka dalluar se çifti në fjalë janë vrarë.

 

Ajo tregon se ka parë makinën e ndezur por pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Kur ka mësuar ngjarjen është shokuar.

 

Nuri Vreto është pronari i shtëpisë në të cilën prej 8 muajsh çifti Boran Bërcana dhe Silvana Ndoci jetonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Pronari i shtëpisë thotë se çifti në fjalë ishin të rregullt ndërsa tregon se si është njohur me ta në momentin që kanë bërë marrëveshjen për dhënien me qera të shtëpisë.

 

Të shokuar kanë mbetur edhe komshinjtë e tjerë dhe po ashtu qytetarët e Shkodrës për vrasjen e Boran Bërcanës dhe Silvana Ndocit.

 

Artikulli paraprakSKANDAL, PLAZHI SHËNGJINIT PA BANJO PUBLIKE
Artikulli tjetërKURBIN, ARRESTOHEN GRABITËSIT E KARBURANTEVE