ZEF HILA GARANTON MIRËMBAJTJEN E RRUGËS DHE TË TJERA INVESTIME NË KËTË ZONË. Banorët e Komunës së Shllakut në Qarkun e Shkodres, nuk do të jenë më peng i rrugës, pasi në dispozicion të tyre do të jetë një mjet për mirembatjjen e rrugës gjatë 12 muajve te vitit.

Nje fakt I tille eshte pohuar nga kandidati I PD-së, në Bashkinë Vau Dejës, Zef Hila I cili një premtim të tille e dha gjatë nje takimi me banorë të zonës së Shllakut. I pranishëm në këtë takim, kryetari I grupit të Punës I PD-së në ketë zonë, Gjokë Uldedaj ka deklaruar se keto zgjedhje duhet të jenë një përgjigje edhe ndaj keqqeverisjes aktuale. Pervec banorëve të Shllakut, në kuadër të takimeve për tu njohur me problematikat e zonave te Bashkise se Re të Vau Dejesit, kandidati I PD-se Zef Hila eshte takuar edhe me banorë të hajmelit duke garantuar jo vetëm investime por edhe nje tjetërsim të zonës. Edhe krytari I Grupit të Punës për zgjedhjet e 21 Qershorit, Gjokë Uldedaj, ka kërkuar angazhimin e të gjithëve në një votë plebishitare në zgjedhjet e 21 Qershorit për Partinë Demorkatike. Kandidati i PD-së Zef Hila, vijon takimet per tu njohur me problemet e komunitetit, problem keto të cilat do të jene pjese e programit te ardhshem te bashkeqeverisjes se tij me banoret e zones.