Instituti Yonus Emre në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Shkodrës kur organizuan mbrëmjen e së Enjtes në teatrin “Migjeni” koncertin me Ilahi të titulluar “Kur flet gjuha degjon veshi, kur flet zemra dëgjon gjithësia.

Drejtori i Institutit Yonus Emre Zafer Kiyci falenderoi për bashkëpunimin organizatorët që bënë të mundur këtë organizim të vecantë për shkodranët…

Ndërkohë Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi u shpreh se ndihet e lumtur që merr pjesë në një natë të vacantë si kjo e sotmja.

Nën tingujt e solistit të mirënjohur Adem Tay të pranishmit arritën që të kalojnë momente të vecanta në këtë koncert.

Instituti kulturor turk “Yunus Emre” e ka nisur aktivitetin në Shqipëri në vitin 2010, ndërsa që nga viti 2012 operon me aktivitete të ndryshme edhe në qytetin e Shkodrës, si një përçues i vlerave të kulturës, artit dhe gjuhës turke