Artistja e re Lorenca Preçi, një vajzë e talentuar nga Jubani në njësinë Guri i e Zi ka ardhur me një koncert recital në hollin e teatrit “Migjeni”.

Shoqëruar nga kuarteti i harqeve Preçi solli një program të përzgjedhur me muzikë klasike por edhe disa prej këngëve popullore shqiptare.

Drejtuesi i kuartetit të harqeve Anton Kaftalli pas koncertit recital vlerësoi artisten e re Lorenca Preçi duke thënë se premton shumë për të ardhmen.

Vetë protagonistja e këtij koncerti recital tregon se skenat e mëdha botërore ku interpretohet muzika klasike janë një ëndërr që kërkon t’i shkojë pas.

Publiku i pranishëm në hollin e teatrit “Migjeni” duartrokiti artisten Lorenca Preçi për interpretimet e saj dhe kuartetin e harqeve.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE