LUAJTËN SOLISTËT FATION TANAZI, ANDA BUSHI E EUGEN KRAJA. 3 solistë profesionistë u ngjitën në skenën e teatrit “Migjeni” në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me qendrën kulturore “Pjetër Gaci”.

Në këtë aktivitet i quajtur koncert-trio, morën pjesë Fation Tanazi në klarinet, Anda Bushi në violë dhe Eugen Kraja në piano. Përgjegjësi i muzikës në qendrën “Pjetër Gaci” Bardhyl Hysa vlerëson këtë koncert. Këto koncerte tha Hysa i shërbejnë kulturës të qytetit të Shkodrës. Gjatë këtij koncerti të tre solistëve u luajtën disa prej pjesëve më të njohura të muzikës botërore.