Pas konferencës së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë Rama për lidhje me trafikun e drogës, si edhe hodhi akuza direkte për një korrupsion me tenderin për faturimin e bizneseve, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit.

Rama thotë se vetëm në konferencën e sotme, departamenti Anti-shpifje ka gjetur shkaqe për 23 padi në drejtim të Bashës.

“Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë. E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort“-shkruan Rama në Twitter.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama, vjen pas akuzave që kryetari i PD, Lulzim Basha dërgoi sot drejt qeverisë dhe eksponentëve të PS.

Basha tha se Olsi Rama u ndihmua nga një zyrtare e huaj për të marrë tenderin e faturimit të bizneseve. Kryedemokrati hodhi akuza sërish drejt kryebashkiakut Dako, por tha se në dosjen 339, ku janë përfshirë përgjimet e Dakos, janë të implikuar edhe të tjerë ministra dhe deputetë të PS.

Basha e akuzoi Ramën edhe se ka përdorur vrasjen e ekstremistit grek për të hequr vëmendjen nga problemet reale të vendit. Por duket se këto kanë qenë arsyet që e kanë çuar kryeministrin në përfundimin se për Bashën, Anti-Shpifja e ka kapur me 23 shpifje.

Artikulli paraprakSHEMBET TOKA, DHEU MBULON 24-VJEÇARIN
Artikulli tjetërFATURIMI I BIZNESEVE, BASHA: TENDER KORRUPTIV