Konferencë e mjekëve, momentet e fundit të Dritëro Agollit

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” në një deklaratë të shkurtër për median, kanë zbardhur edhe disa detaje në lidhje me sëmundjen dhe momentet e fundit të shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli. Sipas mjekes që ka ndjekur rastin e shkrimtarit Agolli, gjendja e tij që në fillim ka qenë e rëndë. “Që në momentet e para kur ka ardhur, gjendja e tij ka qenë e rëndë. Por para 3 ditësh u hoq nga frymëmarrja artificiale për të mësuar mushkëritë. Por ditën e fundit gjendja e tij u rënduar. Kishte dhe probleme cerebrale, më pas ra në një gjendje të rëndë. Pavarësisht trajtimit intensiv, ai ndërroi jetë para 1 ore. Pas inkubimit, situata u rëndua dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai nuk mundit të shpëtojë”, tha mjekja që ka ndjekur gjendjen e Dritëro Agollit.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E AGOLLIT, SHKRUAN RAMA: LE PAS PËRJETËSINË
Artikulli tjetërNISHANI TAKON BERISHËN PAS KËSHILLIT TË SIGURISË