“Arritjet dhe sfidat e profesionit të Punës Sociale në Shqipëri” është konferenca shkencore ndërkombëtare e zhvilluar nga departamenti i psikologjisë dhe punës sociale në

universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me universitetin e Tiranës, Elbasanit dhe shoqatën kombëtare të punonjësve social të Shqipërisë.

Rektori i universitetit të Tiranës Mynir Koni tha se bashkëpunimi duhet të jetë më i madh për edhe lidhjet në rrjetin ballkanik sa i përket fushës shkencore për punën sociale.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e pranishme në këtë konferenca tregoi synimet e saj në të ardhmen por edhe atë çfarë është bërë përmes punës sociale.

Kjo është konferenca e dytë shkencore e Punës Sociale që zhvillohet dhe pati për qëllim hulumtimin, zhvillimin dhe promovimin e qasjeve të ndryshme të kërkimit akademik dhe

shkencor për ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të punës sociale në Shqipëri dhe Europë.