Transmetuesi publik austriak ORF raporton se autoritetet kanë konfirmuar rastin e parë të Covid-19 në vend.

ORF citoi autoritetet në shtetin perëndimor të Tirolit të kenë thënë se një nga dy rastet e konfirmuara përfshinte një person nga Italia e veriut.

Nuk ishte e qartë nëse individi kishte udhëtuar së fundmi atje.

ORF raportoi se pacientët aktualisht kanë ethe të lehta dhe janë duke u izoluar në një spital të Innsbruck-ut.

Po ashtu edhe Kroacia konfirmoi rastin e parë të martën, te një i ri që kishte udhëtuar në qytetin italian Torino.