Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ai është 41 vjeçari me inicialet B.D. ndërsa në kërkim janë shpallur dy vëllezër me inicialet A.T. 26 vjeç, dhe M.T. 32 vjeç.

Sipas policisë, pas një konflikti, dy të rinjtë kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga 41-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Pas marrjes së dëshmisë së të plagosurit dhe identifikimit të dy autorëve, policia i ka shpallur në kërkim duke ngritur disa postblloqe për arrestimin e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, që ndodhi sot në orën 12:00 në vendin e quajtur “Unaza e Re”.

Artikulli paraprakBIE NGA 20 METRA LARTËSI, HUMB JETËN PUNONJËSJA E BASHKISË
Artikulli tjetërEUROPOL: GRATË, OBJEKTIVI I RI I ISIS