Një person është arrestuar në flagrancë në fshatin Vashaj, pasi plagosi me thikë djalin e tij.Autori eshte Y.S, 64 vjec.

Sipas policisë, 64-vjecari e ka sulmuar mbrëmjen e djeshme të birin në banesë gjatë një sherri që është zhvilluar për motive të dobëta. Sa i takon të plagosurit, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.