Konflikt në Shish Tufinë, ndërhyn edhe ushtria.

Policia e Tiranës është vënë në dijeni të një konflikti midis disa shtetasve rreth orës 9:30 të mëngjesit të sotëm, pas një telefonate në numrin e emergjencave 112. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Shish Tufinë, në Qendrën Tranzitore të Emergjencave. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit Nr. 4, që janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendrojes së Laboratorit të Ushtrisë, për normalizimin e situatës dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt. Por, pas largimit të policisë, të afërm të të shoqëruarve kanë sulmuar me gurë shërbimin e vendrojës së ushtrisë, nga ku është bërë edhe qitje në ajër për të shmangur sulmin e banorëve të komunitetit rom. Policia është ende në veprime e sipër për të sqaruar rrethanat, por deri më tani mësohet se janë shoqëruar personat që dyshohet të kenë qëlluar me gurë.

Artikulli paraprakDY TON DROGË NË DET, IDENTIFIKOHET NJËRI NGA SKAFISTËT, U LARGUA NGA DOGANA E KAKAVIJES
Artikulli tjetërVLLAZNIA HUMBJE E DËSHPËRUAR, PARTIZANI E MUND 2-1