Në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 27.07.2018, në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, ku shtetasi Lekë Ndou, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, Policia ka kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e ngjarjes si dhe kapjen e arrestimin e autorit.

Në vijim të veprimeve nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin, si palë e dytë të këtij konflikti,

pasi ka qëlluar me armë zjarri banesën e shtetasit Lekë Ndou, u arrestua shtetasi Elidon Pepkola, 30 vjeç, banues në fshatin Rajë, Bajram Curri.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar disa gëzhoja arme zjarri në vendin ku është qëlluar mjeti dhe disa të tjera tek banesa e shtetasit Lekë Ndou.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilesuese” e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje”

Artikulli paraprakFQINJËT MALAZEZ: LIQENI I SHKODRËS I NDOTUR
Artikulli tjetërVRASJA, BËRCANA PËRSHËNDETI AUTORIN, ATA NJIHESHIN