Një konflikt pronësie ka përplasur fizikisht mes tyre tre vëllezër në Mallakastër. Policia ka arrestuar shtetasin Nuredin Alibehaj, 53 vjeç, banues në fshatin Kapaj të Ballshit.

Arrestimi i këtij shtetasi, thotë policia në komunikatën zyrtare, u bë pasi në fshatin Kapaj pas një konflikti pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të tij, shtetasve T.A, 60 vjeç dhe E.A, 46 vjeç.

Këta të fundit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.