Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon përshkallëzimin e një konfikti me pasoja të rënda.

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.Arrestohet Luigj Preçi, 60 vjeç, banues në fshatin Nënshat, Vau i Dejës.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte duke u konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin H. P., konflikt i cili rrezikonte përshkallëzimin, deri në përdorim të armës së zjarrit.

Marrja në kohë e informacionit si dhe reagimi i shpejtë e profesional, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke shoqëruar shtetasit në konflikt dhe sekuestruar një armë zjarri automatike model 56.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Kanosja”, parashikuar nga nenet 278 e 84 e Kodit Penal