Partia Socialiste ka hapur Kongresin Elektoral ku ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet e 18 Qershorit. Gjatë kongresit Ministri i Financave Arben Ahmetaj, foli për programin e PS se çfarë pritet të bëhet nëse qeveria Rama fiton një mandat të dytë.

Ahmetaj tha se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të synojë të rrisë ekonominë me 5.5% dhe do të ulë borxhin publik me 60%. “Do të rrisim ekonominë me 5.5%, dhe do të garantojmë uljen e borxhit publik nën 60%. Rritja e të ardhurave për çdo qytetar shqiptar do të bëhet me 25%,” -tha Ahmetaj. Ministri i Financave gjithashtu u shpreh se paga minimale nuk do të jetë më 24 mijë lekë, por 30 mijë, nga e cila do të përfitojnë 315 mijë qytetarë.

“Garantojmë rritjen e të ardhurave të disponueshme për çdo qytetar shqiptar me 25%. Do të ketë 220 mijë vende të reja pune në mandatit e dytë, gjë që do të ulë papunësisë në nivelin 1 shifror. Do të kemi rritur pagat e të gjithë punonjësve buxhetorë me 40%. Paga minimale do të jetë 30 mijë lekë, do përfitojnë 315 mijë qytetarë. . Tatimi për biznesin e vogël do të jetë 0. Do mbështesim bujqësinë, do përjashtojmë nga TVSH ato inpute që kanë kërkuar fermerët,” -tha Ahemtaj.

Artikulli paraprakRAMA: NË 3.5 VITET E FUNDIT AS 1% DASHURI NUK I FALA DOT FAMILJES
Artikulli tjetërRAMA: PARLAMENTI I RI, I PARI PA SALIUN