Nxënësit e shkollës “Hamdi Bushati” janë nënshtruar një konkursi ku janë përzgjedhur 7 prej tyre që të garojnë me njëri tjetrin, e në fund 4 më të mirët do të shkojnë në Kroaci për të konkuruar për çmimin e madh në konkursin e quajtur “Pearl Of The SEA”.

Jasmina Lumanaj, drejtoresha e këtij institucioni thotë se përmes këtij konkursi po shpalosen vlerat e studentëve dhe vihet në pah puna dhe kontributi që shkolla po jep te këta individë.

Ndërkohë Lumanaj bën thirje nxenësve që të vazhdojnë studimet në këtë shkollë profesionale pasi diploma që mërret pranë këtij institucioni do të njihet edhe jashtë.

Ndërkohë edhe qeveria po I jep një përparësi shkollës profesionale pasi është mënyrë e mirë për të qenë sa më afër tregut të punës.