15 shkolla të qytetit të Shkodrës janë angazhuar në konkursin e “Fjalës Artistike” që organizon Qendra Kulturore e Fëmijëve .

Pas fazës së parë e cila u zhvillua në shkolla për të vijuar me pas në fazën e dyte në mjedisët e kësaj qendre nën kujdësin e një jurie të përzgjedhur. Interpretimi i fëmijëve është kryefjala e kwsaj veprimtarie.

Pas fazës së dytë do të zhvillohet faza e tretë, në të cilën do të shpallën fituesit.

Konkursi i “Fjalës Artistike” për fëmijët ka shërbyer dhe do të shërbëjë për të identifikuar aftësitë interpretuese të tyre dhe nxitur më shumë dëshirën dhe talentin për artin e fjalës. Kjo veprimtari vjen dhe si pjesë e atmosferës së festave të Nëntorit.

 

 

Artikulli paraprakSHËNGJIN, PLAZH NË DIMËR
Artikulli tjetër60 VJETORI I ESTRADËS PROFESIONISTE TË SHKODRËS