Gjatë kësaj të marte-je, është mësuar që 20 Gushti do të jetë data për të cilën institucioni I Bashkisë së Shkodrës e më konkretisht, Sekretari I këshillit të Bashkisë së Shkodrës ka kërkuar që të bëhet mbledhja për konstituimin e bashkisë, por ende pa u vendosur mirë, prefekti Paulin Radovani, në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se kjo datë nuk është e ligjshme duke pretenduar për datën 18.

Gjithashtu Radovani, deklaron se në këtë formë rrezikon mbledhja e konstituimit. Por nga ana tjetër, prefekti zbardh edhe një tjetër të metë, atë të fshirjes së emrit të prefektit si pjesëmarrës dhe përfaqësues I qeverisë në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Megjithatë, prefekti në fund të konferencës për shtyp, nuk pohon nësë do të jetë data 20 apo jo, dita në të cilën do të marrë formë Bashkia e Re e Shkodrës.

Artikulli paraprakSPICE GIRLS RISHFAQEN PËR 20 VJETORIN E KRIJIMIT
Artikulli tjetërNJOFTOHEN KËSHILLTARËT, KONSTITUIMI NË DATËN 20 GUSHT