Gjatë muajve në vijim do të vazhdojnë kontrollet pranverore kundër kanabisit në të gjithë Qarkun Shkodrës.

Kështu është shprehur kryeinspektori i inspektoriatit të mjedisit, Edmond Tërthorja, i cili tha se gjithçka do jetë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit .

Ndërkohë, Tërthorja, tha se një problematikë është zbatueshmëria e kontratave me institucionet përgjegjëse për furnizimin me dru zjarri.

I pyetur se si po funksionon ligji I moratoriumit, Tërthorja tha se ky I fundit ka dhënë një ndihmesë të madhe në shtimin e florës dhe faunës.

Ligji i moratoriumit ka qenë zgjidhja e nevojshme për të stabilizuar gjendjen e pyjeve, pasi prerja pa kriter ka sjellë dëme mjaft të mëdha, për vite me radhë.

E megjithatë, akoma ndjehen problematika me prerjen e pyjeve.

 

Artikulli paraprakAMBASADORI TURK NË SHKODËR, NDIHMA PËR ZONAT E PËRMBYTURA
Artikulli tjetërLIVADE, BIE NIVELI I UJIT