Gjatë një aksioni të forcave policore në shtetin fqinj është bërë i mundur sekuestrimi i 420 kg kanabis në portin e Patras.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 59 pako brenda një kamperi, i cili po përgatitej të kalonte në tragetin e linjës që nisej nga Greqia.

Droga u zbulua gjatë kalimit nga skaneri dhe pastaj vijoi kontrolli i metejshem i mjetit çka solli zbulimin e madh.

Ndërkohë sipas njoftimeve policose, sisas ora neës, në pranga kanë rënë tre persona, një 57 vjeçar grek dhe dy të huaj të moshës 58 dhe 30 vjeç.
Policia greke thotë se droga kishte si destinacion vendet europiane.

Artikulli paraprakVRAU GRUAN DHE VAJZËN, PENDOHET AUTORI DHE PRANON KRIMIN
Artikulli tjetërGJENDET E VDEKUR 60 VJEÇARJA, RENDË BASHKËSHORTI