Përveçse në qytetin e Shkodrës, edhe ne Velipojë po ushtrohen kontrolle për zbatimin e protokollit të sigurisë AntiCOVID në tregjet atje. Drejtorja rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Hasije Sadrija bën të ditur se në muajt e fundit janë vendosur 116 masa administrative, 8 gjoba dhe 106 paralajmërime tek operatorët ushqimorë të cilët nuk kanë zbatuar kushtet e higjienës.

Akoma po bëhet regjitrimi i të gjithë bizneseve ushqimore që do të opreojnë në Velipojë gjatë këtij sezoni turistik bën të ditur drejtorja e AKU.

Si shkak i përhapjes së pandemisë COVID-19 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë Shkodër po hvillojnë kontrolle tek të gjitha bizneset në kaudër të zbatimit të masave antiCOVID dhe ruajtjen e sigutisë shëndetësore të punonjësve dhe klientëve në këto subjekte.