Konvikti 4-katësh në flakë rrezikohen banesa të tjera

 

 Një konvikt privat ne Korce  është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ndërtesa 4-katëshe në lagjen nr. 9, e cila ishte kthyer në konvikt për studentët është përfshirë nga flakët. Banesa është në pronësi të shtetasit me inicialet M.N, ndërsa personat që kanë qenë brenda kanë dalë me shpejtësi nga pasi konstatuan zjarrin. Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa zjarri ende vijon duke rrezikuar edhe një godinë tjetër që ndodhet ngjitur. Në vendngjarje janë zjarrfikësja, si edhe shërbimet e Emergjencave Civile, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakVDES NË GURORE PUNËTORI ARRESTOHET ADMINISTRATORI FIRMËS
Artikulli tjetërMERR FLAKË “BENZI” GJATE ECJES,NUK KA VIKTIMA