Në fshatin Karic, njësia Baz, bashkia Mat, një kope me ujqër janë futur në mes të ditës në oborret e banesave të tyre.

Sipas banorëve të fshatit nuk është hera e parë që kope me ujqër vijnë në në zonë. Ditën e djeshme një ujk ka sulmuar bagëtitë, të cilën po e kullosnin fëmijët në afërsi të banesave të tyre.

Fëmijët ishin trembur dhe tmerruar pasi kanë parë ujkun duke sulmuar egërsisht bagëtitë. Një banorë i zonës, pasi ka parë që fëmija e tij ka shkuar duke qarë në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe ka vrarë ujkun në afërsi të shtëpisë së tij.

Në gjithë qarkun e Dibrës janë shfaqur kope me ujqër dhe arinj të cilët dyshohet se janë future nga Maqedonia e Veriut.

Banorët kërkojnë nga shteti të marrë masa pasi rrezikojnë fëmijët të cilët shkojnë në shkollë.

Artikulli paraprakMAKINA MERR FLAKË NË ECJE, NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS GRUAN KËMBESORE