Qëndra e qytetit të Koplikt rrezikon të mbetet pa asnjë hapësirë publike. Ndërtimet pa kriter dhe pa një plan rregullues të realizuara së fundim e realizuara vitet e fundit po ngushtojnë së tepermi hapësirën e nevojshme publike për qytetarët. Star Plus ofron dhe pamjet e trotuarve të ngushta ku u janë shtuar dhe automojetet e ndryshme të parkuara duke e kthyer këtë qendër qyteti në një kaos të vërtetë.

Ndërkohë që pranë lapidarit kushtuar njërës prej ngjarjeve më të lavdishme, siç eshte lufta e Koplikut 1920, e para lufte me organizim Shteteror, “lulezojne” plehrat dhe mbetjet inerte. Kjo ka sjellë një shqetesim më së të ligjshëm për qytetarët. Realisht dikur, këtu ka qenë ndonse jo i përmasave të mëdha, një park shlodhes me stola e lulishte pushimi për qytetarët. Kjo situate aspak e këndshme, madje edhe e rrezikshme për qytetaret, të cilet nga “pushtimi” i trotuareve janë të detyruar më së shumti teë levizin po në rrugen e ngushtë të qytetit. Prandaj Bashkia e re e drejtuar, tashme nga kryetari z, Tonin Marinaj, duhet të ketë si prioritet te punes se tij dhe stafit drejtues studimin dhe miratimin e një plani rregullues të qëndres së qytetit të Kplikut, për të çliruar një herë e mirë, këtë qendër nga “pushtimi” hapësirave publike. Ne menyre qe ketu ne vend te plehrave te rikkthehet parku mjedisor, por edhe kjo rruge te marrë pamjen dhe rolin e saj ,te nje bjulevardi , ashtu sic e meriton qendra e qytetit te Koplikut, kryeqendra e M.Madhe.

Artikulli paraprakKALAJA “ROZAFA”, RRUGA ZAPTOHET NGA MBETURINAT
Artikulli tjetërTUKAJ: SHKELËSIT E KODIT TË PUNËS, NË GJYKATË