DREJTORJA E KOPSHTIT “ALI LAÇEJ”: GAZI E VETMJA MUNDËSI QË OFRON BASHKIA.Fëmijët e kopshtit “Ali Laçej” aktualisht ngrohen me gaz si shkak i mosfunksionimit të kaldajës.

Drejtorja e këtij kopështi Ariola Drishti thotë se ngrohja me gaz është problem sepses jell dëme në shëndetin e fëmijëve. Pavarësisht kërkesave nga ky kopësht, Bashkia Shkodër vijon që të dërgojë bombulat e gazit për ngrohje.Ky është një prej fëmijëve të këtij kopështi që para pak ditëve ka rrezikuar të humbasë jetën si shkak i helmimit nga gazi. Vetëm një ndërhyrje e shpejtë në spitalin e Shkodrës i ka shpëtuar jetën vogëlushit 5 vjeçar.Fëmijët të cilët kanë probleme me gazin në kopështin “Ali Laçej” janë disa. Edhe pse e dëmshme kjo është e vetmja zgjidhje që ofron Bashkia Shkodër përgjithësisht për të gjitha kopshtet.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/PLzMAjDYw0A” frameborder=”0″ allowfullscreen ]