Reshje të shumta dëbore në qarkun e Korçës. Për shkak të reshjeve kanë nisur edhe problemet e para, kryesisht në lëvizje.

Në të gjithë qarkun ka pasur reshje bore gjatë natës së kaluar dhe temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Në Dardhë trashësia e borës shkon në 40 cm, ndërsa në zonat e tjera janë regjistruar 15-20 cm reshje bore.

Si pasojë e uljes së temperaturave në disa akse ka prezencë akulli. Në aksin Korcë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafa e Qarrit lëvizet vetëm me zinxhirë.

PUBLICITET