Helikopteri i një kompanie private që do merrte një nuse pëson defekt në Korçë bën ulje emergjente në mes të një blloku me pallate, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës” .

 

Në momentin e incidentit, në bordin e helikopterit ka qenë piloti Altin Lama dhe dhëndri i cili martohej.Tashme jane siguruar pamjet pak çaste pas momentit të incidentit ku siç shihni helikat e helikopterit civil të kompanisë “Shega-Air” janë ende në lëvizje.

 

Nga pamjet duket dëmtimi në rrota. Ngjarja është shënuar pranë Unazës së Qytetit të Korçës rreth orës 10:30 në një lulishte pranë blloqeve të banimit. Pranë vendit të ngjarjes ndodhet edhe një pikë karburanti, çka mund të rezultonte me pasoja të rënda nëse avaria do shkaktonte pamundësimin e uljes së helikopterit në sheshin e vogël të lulishtes.

 

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa eshte mësuar se helikopteri ishte kontraktuar për marrjen e një nuseje. Helikopteri është një model “Za-Kei” me kapacitet nga 6 deri në 8 persona, dhe kryen fluturime në distance të ndryshme në distance edhe të largëta.

 

Hetimet paraprake ende s’kanë zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë manovra e gabuar e pilotit që drejtonte helikopterin. Por piloti i helikopterit ka dëshmuar në polici se helikopteri kishte pësuar defekt në motor gjatë fluturimit në ajër.