Katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër ka pritur për herë të parë Festa Barocca. Muzike baroke, tejet e njohur dhe ndër më të vjetrat erdhi përmes korit profesionit të kishës Puglia të Italisë që performuan bashkë me të rinjtë Pugliese, muzikën baroke e cila nisi hapat e parë në Napoli.

Kori profesionist i Puglias solli disa prej pjesëve më të rëndësishme të muzikës Baroka nga viti 1538 deri në 1745…

Luigi Leao, dirigjenti i korit tha se autorët italian të sjellë në katedralen e qytetit janë të afërt sa i përket kulturës me një qytet si Shkodra apo një vend si Shqipëria.

“Kemi prezantuar sonte autor Puliez, shumë të afërt edhe me Shkodrën e Shqipërinë. Autor që kanë zhvilluar karrieren e tyre në Napoli, kryeqytetin europian të muzikës së 1700. E nisëm me Felis, autor i 1538, Nenna i 1556 nga Bari dhe e mbyllëm me Fagon 1677 autor nga Taranto, Napoli pra realizuam një festë të plotë baroke.

Nganjëherë nuk ka rëndësi sasia, por kualiteti i publikut. Ky në Shkoder ishte pjesmarrës, me heshtjen e tij duke dëgjuar me vemendje dhe duke na duartrokitur në çdo interpretim. Vertetë do të thotë shumë për ne, faleminderit!”

Presidenti i korit Puglies Pierfranco Semerano u shpreh se u zgjodh Shkodra si një prej qyteteve më prezantuese të Shqipërisë bashkë me Tiranën.

“Eshtë një projekt që nis herët. Hera e parë që ky formacion apo më mirë bashkimi i këtyre formacioneve ishte jashtë Italie, nisi në vitin në Dublin në 2016, më pas në Vienë vitin që kaloi dhe sivjet në Shqipëri.

Zgjodhëm Shkodren dhe Tiranën, që janë dy qytetet me prezantuese të vendit tuaj. Eksperienca e parë, që shpresojmë të kthehemi sërish me një projekt më të madh, pse jo me një koncert bashkëkohor. Pulia dhe Shqipëria jetojnë një shkëmbim kulturor dhe për këtë arsye duam ta evidetojmë një fakt të tillë”.

Kori profesionist i kishës së Puglias do vijojë me këtë koncert edhe në Tiranë për të vijuar këtë projekt që u përkrah nga ministria e kulturës në Itali dhe Bashkimi Europian. Mbyllja e mbrëmjes në Katedralen “Shën Shtjefni la një shije që do mbesë gjithmonë tek të pranishmit.