Në botë vazhdon të përhapet me shpejtësi infeksioni nga koronavirusi teksa numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur në më shumë se 423 mijë kurse numri i viktimave është rreth 19 000.

Në luftën kundër koronavirusit, Spanja është në ditën e saj më të zezë me më shumë se 42 mijë të infektuar dhe rreth 3000 viktima.

Spanja, e sëmurë rëndë me koronavirus, është duke pritur këtë javë pikun e pandemisë.

“Në spitale gjendja është e rëndë” – tha Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa.

Në Spanjë shkalla e vdekjeve dhe rritja e infeksioneve është më e madhe sesa në Itali dhe Kinë. Për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtjëse, deri tani janë identifikuar 5,000 mjekë të infektuar.

Në vend, fati i të moshuarve është gjithashtu shqetësues. Ushtria i ka kërkuar ndihmë NATO-s kurse Ministria e shëndetësisë ka menduar që shtëpitë e të moshuarve mund t’i shndërrojë në qendra shëndetësore për të trajtuar të sëmurët pa i zhvendosur ata në spitale.

Në ditën e dhjetë tëshpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nesër pritet vendimi i Kongresit për zgjatjen e masave kufizuese për 15 ditë të tjera.

Spanja, ndryshe nga italia, gjithashtu është duke përjetuar një zgjerim të territoreve të prekura nga pandemia. Nëse në Itali zonat epidemike janë Lombardia, Emilia-Romagna dhe Veneto, në Spanjë vatrat e para ishin Madridi, Country Baske-La Rioja dhe Aragon. Por ndërsa 80% e vdekjeve totale të Italisë janë ende të përqendruara në tre rajone, në Spanjë kjo përqindje ka rënë në 65% duke u shtrirë edhe në vende të tjera.

Në ditën e dytë të izolimit social në Britaninë e Madhe numri i viktimave nga Covid-19 është rritur në 423 ndërsa të infektuarit janë me shume se 8100. Pas mbylljes totale që shpalli kryeministri Boris Johnson në rrugët e Londrës ka konfuzion të kuptueshëm.

Një heshtje surrealiste ka mbizotëruar në qiejt britanik aeroplanët në pjesën më të madhe kanë mbetur të ngujuar në tokë kurse ushtria është angazhuar në shpërndarjen e nevojave themelore për moshat e treta dhe në ngritjen e spitaleve fushorë.