Koronavirusi i Wuhan vazhdon të vrasë njerëz. Në 24 orët e fundit janë shënuar 98 viktima të reja si dhe ka patur më shumë se 1800 raste të tjera të personave të infektuar. Edhe pse autoritetet në Kinë flasin për zbutje të epidemisë, shkencëtarët thonë se kemi parë vetëm majën e ajsbergut poshtë të cilit fshihen mijëra raste të infektuar me simptoma të fshehura.

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare të lëshuara nga autoritetet në Kinë, virusi i Wuhan ka shkaktuar 98 viktima të tjera, nga të cilat 93 vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e shpërthimit të epidemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 1873. Buletini i luftës kundër koronavirusit flet gjithashtu për më shumë se 1800 raste të reja të infektuar për një total prej rreth 73 335 dhe që rreth 13,000 njerëz janë shëruar.

Trembëdhjetë qytetarë amerikanë që u konsideruan të jenë “në rrezik të lartë” infektimi nga koronavirusi i ri, të cilët ishin në bordin e ‘Diamond Princess’, u transportuan në një strukturë të specializuar në Universitetin e Nebraska. Ata ishin pjesë e 338 amerikanëve të evakuuar nga trageti i bllokuar në karantinë në Yokohama, në Japoni dhe u riatdhesuan me aeroplan në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu dje janë evakuuar nga karantina lundruese edhe 22 qytetarë italianë..

Ndërkohë, në Pekin ka mbërritur në një grip pune i OBSH, i cili do të duhet të përcaktojë nëse, siç thonë autoritetet kineze, situata është me të vërtetë nën kontroll. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës tha se “Duket se Covid-19 nuk është aq vdekjeprurës sa koronaviruset e tjerë, përfshirë SARS dhe MERS,” dhe se “Më shumë se 80% e pacientëve do të shërohen”.

Ministria Kineze e Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur në orët e kaluara se një nga pacientët e prekur nga Covid-19 në Wuhan është trajtuar me plazmë nga gjaku i mbledhur nga pacientë të shëruar dhe për këtë arsye, autoritetet kineze u kanë kërkuar atyre që kanë fituar betejën kundër koronavirusit të ri të dhurojnë gjak, duke përfshirë antitrupa që mund të ndihmojnë në uljen e ngarkesës virale te njerëzit në rrezik serioz për jetën.

Por pavarësisht këtyrë të dhënave shqetësimi në botë mbetet ende i lartë pas faktit se Banka Qendrore Kineze ka ndërmarrë hapa për të dezinfektuar, pastruar apo dhe shkatërruar plotësisht kartmonedhat që kalojnë nëpër duar e qindra milionëve në përpjekje për të përmbajtur epideminë e koronavirusit.

Ndërsa shkalla e vdekjes së koronavirusit të ri është më e ulët sesa në SARS dhe MERS, ende duket se është e krahasueshme me pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918. Për shkenctarët e Kolegjit Mbretërorë në Londër virusi i Wuhan është një shqetësim i

rëndësishëm global pavarësisht shkallës më të ulët të vdekshmërisë dukë thëksuar gjithashtu se deri tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut poshtë të cilit fshihen me mijëra raste të infektuar me simptoma më të buta duke theksuar gjithashtu se viruset e reja përhapen shumë më shpejt në popullatë.