SUZUKA, JAPAN - OCTOBER 13: Start during the F1 Grand Prix of Japan at Suzuka Circuit on October 13, 2019 in Suzuka, Japan. (Photo by Peter J Fox/Getty Images)

Shpërthimi i koronavirus po shkakton dëme të mëdha ekonomike në Kinë. Shteti më i madh aziatik ka mbyllur totalisht rrugët hyrëse dhe dalëse, ndërsa numri i lartë i të prekurve trembi edhe FIA-n.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit vendosi të shtyjë garën për Çmimin e Madh të Formula 1 në Kinë. Gara ishte parashikuar të zhvillohej më 19 Prill, por shpërthimi i koronavirusit bëri që mundësitë që në Shangai të mbërrinin skuderitë e Formula 1, të ishte i pamundur.

Ky refuzim pritet të shkaktojë pasoja edhe në financat e drejtuesve të Formula 1, të cilët mund të përballen me një humbje prej 35 milionë Euro. Kjo pasi 30 milionë Euro është tarifa që paguhet te komisarët e pistës për të zhvilluar garën dhe pjesa tjetër shpenzime për transportin e njëvendësheve. Formula 1 nuk është vetëm një garë sportive, por edhe një ndërmarrje e madhe ekonomike, për shkak të reklamave dhe të drejtave televizive.

Ndërkohë në pikëpyetje për të mos u zhvilluar është edhe Çmimi i Madh i Vietmanit, programuar për t’u mbajtur një javë më vonë.