Pas një serë deklaratash të forta në distancë, sot pritet të zhvillohet takimi mes presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Dy liderët pritet të takohen në Bruksel, me praninë e shefes së Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Thaçi u shpreh dy ditë më parë në një konferencë për mediat se në dialogun që do zhvillohet me Serbinë, nuk ka asnjë skenar për ndarja të Kosovës, apo shkëmbim të territoreve.

Thaaçi tha se do të ketë vetëm korrigjim kufijsh dhe asocacioni i komunave serbe, nuk do t’ju japë atyre kompetenca ekzekutive. Për Thaçin, kjo do të sjellë bashkimin e Luginës së Presherës me Kosovën.

Ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë u hodh për herë të parë në publik nga Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe gjeti mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Gjermania është shprehur kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, që mund të sjellë shkëmbim territoresh, pasi sipas Merkel, një gjë e tillë do të kishte një aksion zinxhir në të gjitha vendet e Ballkanit