Prania e dukurisë së korrupsionit tashmë vërehet edhe në sektorin e arsimit në vëndin tonë veçanerisht gjatë sezonit të provimeve.

Pas denoncimit të këtij fenomeni vetëm një ditë më parë në emisonin “Info Plus” nga qytetarët kjo pohohet dhe pranohet edhe nga vetë studentët të cilët për të marrë një vlerësim kalues, një vlerësim më të mirë, për të kaluar provimin e një lënde apo për të përfunduar ndonjë shërbim tjetër që I hynë në punë studentit duhet të pagujnë ryshfete. Ndër fakultetet më të korruptuara studentët rëndisin atë të “Drejtësië” “Ekonomikut” dhe “Mjekësise” të cilat përbëjnë edhe degët më të vështira dhe të frekuentura. Pavarësisht denoncimeve të qytetarëve dhe studentëve korrupsioni vazhdon të mbetet një e keqe të cilës tanimë as arsimi nuk I shpëton dot.