Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoi se rreth 89 për qind e shqiptarëve besojnë që korrupsioni në Shqipëri është gjerësisht i përhapur.

Shifra alarmante ka dalë nga një sondazh i Gallup, organizatës lider të sondazheve në botë, i kryer për llogari të OKB.

Sipas të dhënave, të cilat janë publikuar bashkë me raportin e lumturisë globale 2018, Shqipëria rezulton të jetë vendi i 20 më i korruptuar në botë, ku gati 9 në dhjetë shqiptarë besojnë se korrupsioni në shtet dhe në qeveri është gjerësisht i përhapur.

Por vec renditjes negative, një tjetër tregues alarmant është edhe ecuria historike e korrupsionit, që ka ardhur duke u përkeqësuar. Sipas të dhënave historike, krahasuar me 5 vjet më parë perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është përkeqësuar, nga 84.7 për qind që ishte, në 88.6 për qind aktualisht.

Gallup e mat korrupsionin duke pyetur direkt nga 1 mijë qytetarë për secilin nga 157 shtete të botës. Dy janë pyetjet që u drejtohen qytetarëve. A është korrupsioni i përhapur në qeveri pyetja e parë si dhe A është korrupsioni I përhapur tek bizneset pyetja e dytë.

Për vitin 2018, plot 88.6 për qind e shqiptarëve besojnë se korrupsioni në qeveri dhe biznese është gjerësisht I përhapur. Megjithatë vendin e parë si shteti më i korruptuar në botë e mban Bosnja, ku 94.6 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur.

Pas Bosnjes renditet Moldavia po me 94.6 për qind, ndërkohë që në listën e 20 vendeve më të korruptuara të botës gjenden edhe disa antarë të Bashkimit Europian, si Rumania, Bullgaria, Hungaria.

Artikulli paraprakKUVENDI DHE ANALIZA E HUMBJES, BASHA MBLEDH KRYETARËT E DEGËVE
Artikulli tjetërMBLEDHJA E SHTABIT TE EMERGJENCAVE NE SHKODER,DEBATE TE ASHPRA