Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një rrezik potencial për banorët e fshatit Kosmac. Banorët shprehen të shqetesuar për këtë situatë e cila në sezonin e dimrit është edhe më e rëndë ku si rezultat i motit, banorët e këtyre zonave vuajnë mungesen e energjisë për orë të tëra.

Ndërkohë kryetari I fshatit i kërkon OSHEE-së që të marrë masa të menjëhershme për riparimin e rrjetit elektrik I cili është kthyer në një rrezik të lartë për banorët

Thuajse banorët e të gjitha zonave të Bashkisë Vau Dejës kane ngritur disa here shqetesimin e rrjetit të amortizuar të energjise elektrike. Edhe pse ka disa kohë që banorët po përgjigjen OSHEE duke shlyer faturat e energjise elektrike ata pretendojne nuk po marrin sherbimin e duhur.

Artikulli paraprakPD: MARK BABANI I DËNUAR, KA FSHEHUR 3 IDENTITETE
Artikulli tjetërDY AKSIDENTE NË PAK ORË NË LEZHË