Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka uruar qytetarët me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së vend.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët kanë dhënë kontribut të madh të Ballkan e në Evropë.

Haradinaj ka shtuar se synojnë njohje reciproke me Serbinë me kufijtë aktual. për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, këtë të dielë ka parakaluar për herë të parë ushtria e Kosovës.

Parakalimi u bë në sheshet kryesore të Prishtinës, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova”. Ushtria e Kosovës u formua vitin e kaluar, më 14 dhjetor.