KRYEMINISTRI NË DETYRË, TAKOHET ME HOMOLOGUN SERB VUÇIÇ. Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të mbajtur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova është një histori e suksesit dhe shtet i konsoliduar.

Sipas Hashim Thaçit “Kosova është shtet modern me ligje të mira që garanton të drejtat e qytetarëve. Ajo tashmë ka hyrë edhe formalisht në rrugën drejt integrimit në BE.”

Thaçi është ndalur edhe në tensionet në veri të Kosovës. Sipas tij, Veriu ka qenë brengë e vazhdueshme e tensionimit të situates, por pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e përgjithshme sipas ligjeve të Kosovës për herë të parë, është një ogur i mirë për normalizim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka premtuar edhe themelimin e gjykatës speciale për zbardhjen e të vërtetës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. Ndërkohë që kryeministri i Serbise Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia ka bërë gjithcka i është kërkuar me Kosovën me përjashtim të njohjes së saj si shtetit i pavarur. Në Nju Jork kryeministri Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin Aleksanër Vuçiç. në facebook Thaci shkruan se “Sapo përfundova në selinë e OKB-së një takim me kryeministrin e Serbisë, zotin Vuçiç, me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqishëm e dedikuar në projektin e integrimit në BE dhe dialogut me fqinjët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

 

 

 

Artikulli paraprakColdplay e mbyllin me kaq??
Artikulli tjetërVULLNETARËT NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE