Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e marrë nga Komisioni Europian për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një reagim në Facebook, Berisha thotë se është edhe vlerësim për punën e rëndësishme të bërë nga autoritetet dhe qytetarët e Kosovës.

Reagimi i Berishës

Nje urim te perzemert per qytetaret dhe autoritetet e Kosoves!

Te dashur miq, Komisioni Europian njoftoi lajmin e shumepritur dhe plotesisht te merituar per heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves.

Ky eshte nje vleresim i drejte i arritjeve reale te rendesishme te autoriteteve dhe qytetareve te Kosoves ne plotesimin prej kohesh te standarteve qe bejne te mundur nje vendim te tille historik. Urime te perzemerta! sb

Artikulli paraprakKREDITË ME PROBLEME NË SHQIPËRI, MË TË LARTAT NË RAJON NË TREMUJORIN E PARË 2018
Artikulli tjetërENERGJETIKA, KESH SHËNON SHIFRA REKORD PËR GJASHTËMUJORIN E PARË